Ballina Aktualitet Lajme GJYKATA PENALE SHQYRTON ÇËSHTJET “TITANIK” DHE “TNT”

GJYKATA PENALE SHQYRTON ÇËSHTJET “TITANIK” DHE “TNT”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e “Titanik”, “TNT” dhe “Trust”.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë kryeministri Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata akuzohen për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2012.

Në lëndën “TNT” në bankën e të akuzuarit sot duhet të ulet Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, si dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Ata akuzohen për shkatërrim të objektit-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

@tn.lajmelokale
@tetovanews