Rexhep Taip Erdogan e dha “shkëndijën” e parë. Pasi i dha vetes fuqi të shumta ekzekutive dhe menjëherë pas betimit në Parlament, për mandatin e dytë si president, Erdogan dha provën për të cilën shumë ekspertë ndërkombëtarë kanë frikë.
Në kabinetin e tij qeveritar, të përbërë nga 16 ministra, është dhe dhëndri i presidentit Erdogan. Jo më shumë për emrin, një emër i një qyteti shqiptar, se sa për afërsinë që ka me Presidentin Berat Albayrak është kryefjala e ditës jo vetëm në Turqi.
Kështu Berat Albayrak është emëruar nga ky i fundit si Ministër i Thesarit dhe Financave. Ky vendim është interpretuar nga kritikët, si një tentativë e presidentit për të pasur kontroll të plotë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit.
Berat Albayrak është 40 vjeç dhe prej vitit 2004 është i martuar me vajzën e presidentit, Esra Erdogan. Më herët ai ka qenë edhe CEO i Çalık Holding, ndërsa ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Energjisë dhe Burimeve natyrore.