Kontesti me emrin ka qenë pengesa kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e theksuar pothuajse në të gjithë samitet e Aleancës Veri-Atlantike. Në Bukuresht, më 2,3 dhe 4 prill të vitit 2008, krerët shtetëror pritën të marrin ftesën për anëtarësim, edhe pse mesazhet paraprake nuk jepnin shumë shpresë për këtë gjë.
Në kuadër të Kombeve të Bashkuara, shumë aktorë kanë punuar shumë që të zgjidhin çështjen e emrit por Aleanca ka konstatuar me keqardhje se këto bisedime nuk kanë prodhuar rezultate të suksësshme. Prandaj ne ramë dakord, ne, si kryetarë të shteteve dhe qeverive, se ftesa për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë do të shtyhet deri sa të gjendet zgjidhje e përbashkët dhe e pranueshme për çështjen e emrit.”- deklaronte Jaap de Hoop Scheffer, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Çështja e emrit duhet të zgjidhet shpejt që Maqedonia të mirëpritet në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur.”- pati deklaruar Gjorgj W Bush, ish-president i SHBA-vë.
Greqia në disa raste kishte kërcënuar se do të vendosë veto për Maqedoninë. Propozimi i fundit i Kombeve të Bashkuara për zgjidhje para samitit kishte qenë “Republika e Maqedonisë (Shkupi), i cili u refuzua nga Greqia për shkak të përdorimit të termit Maqedoni. Shkupi zyrtar kishte mohuar pretendimet territorial mbi Greqinë duke marrë për bazë Kushtetutën e cila në mënyrë specifike përjashton pretendimet terrirotiale. Në kuadër të një marrëveshje të brendshme të nënshkruar mes palëve në vitin 1995, Athina kishte rënë dakord që nuk do të pengonte anëtarësimin në strukturat ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale Maqedoninë nën përdorimin e akronimit “FYROM”. Megjithatë, nga ana tjetër, Greqia besonte që vendi do të kërkojë të njihet me emrin kushtetues sapo të ishte bërë pjesë e organizatave. Sipas politikanëve në Shkup, Athina e cila kishte vendosur veto për anëtarësimin e Maqedonisë, tashmë kishte shkelur marrëveshjen e brendshme.
Pengesa e vetme se pse sot nuk u bëmë anëtare e NATO-s, gjegjësisht pse nuk u ftuam të bëhemi anëtare e NATO-s, janë frustimet e fqiut tonë jugor Greqisë e cila pozitën e saj iracionale e ngriti në atë nivel që ta keqpërdorë të drejtën e vetos si anëtare e NATO-s – theksonte Branko Cërvenkovski, ish president i Maqedonisë.
Praktikisht, Greqia e shfrytëzoi të drejtën e vetos. Kjo është një artileri e rëndë në diplomaci dhe atyre me siguri nuk do t’ju kushtojë shumë lirë ajo që e bënë- thoshte Nikolla Gruevski, ish kryeministër
Më 5 dhjetor të 2011-tës, Maqedonia inicioi nismë në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për këtë vendim të Greqisë. Gjykata vendosi që Greqia vërtetë kishte shkelur marrëveshjen.
Samiti treditor në Bukuresht u solli lajme të mira Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilat morën ftesën për anëtarësim./am/