Batuta e presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun francez, Emmanuel Macron, gjatë një takimi dypalësh në Bruksel gjatë samitit të NATO-s, i gajasi së qeshuri edhe gazetarët.
Kur Macron mbaroi deklaratën e tij në frëngjisht, Trump u përgjigj shpejt duke i thënë liderit francez se i pëlqeu shumë ajo që dëgjoi, pavarësisht se nuk kishte ndonjë ide se çfarë po thuhej.
“Më tingëlloi shumë bukur,” tha Trump. “Unë nuk e kisha idenë se çfarë tha ai, por më tingëlloi në mënyrë të mrekullueshme “.
Gazetarët e pranishëm në takim ia nisën të qeshurit dhe Macron u përgjigj për t’i shpjeguar Trumpit se ai kishte kujtuar për vizitën e presidentit në Paris një vit më parë për festimet e “Ditës së Bastijës”.