Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi sot prodhimin e një avioni të ri luftarak, në kuadrin e një projekti mes britanikeve BAE dhe “Rolls-Royce”, italianes “Leonardo” dhe prodhuesit europian të raketave MBDA.
Që prej sallonit të aeronautikës së “Farnborough” në periferi të Londrës, May theksoi se do të investohen dy miliardë paund në këtë projekt të quajtur “Tempest” deri në vitin 2025.Kjo deklaratë vjen disa muaj pasi Franca dhe Gjermania zyrtarizuan bashkëpunimin e tyre për prodhimin e një avioni luftarak të përbashkët.