Turqia protestoi ndaj përpjekjeve të ligjvënësve amerikanë për të bllokuar dërgimin e avionëve luftarakë F-35 për në Ankara, për shkak të angazhimit të Turqisë për të blerë një sistem rus të mbrojtjes nga raketat, në vend të një sistemi amerikan.
Ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Kilic, i tha Zërit të Amerikës se në se Kongresi e miraton ligjin, i cili shqyrton bllokimin e shitjes së më tepër se 100 avionëve luftarakë Turqisë, kjo mund të dëmtojë, marrëdhëniet e debatueshme mes dy aleatëve të NATO-s.
Ai tha se në se shitjet e avionëve luftarakë bllokohen, “Shtetet e Bashkuara mund ta humbin reputacionin si një furnizues i sigurtë dhe i besueshëm i industrisë së mbrojtjes të Amerikës.” Shtetet e Bashkuara janë eksportuesi më i madh i armëve në botë.
Në qendër të debatit për armët është marrëveshja e Ankarasë dhjetorin e kaluar, për të blerë nga Rusia, bateri Tokë-ajër, për fuqizimin e mbrojtjes ndaj luftëtarëve kurdë dhe militantëve islamikë.
Por zyrtarët amerikanë thonë se dislokimi nga Turqia i sistemit rus të mbrojtjes nga raketat, ndërkohë që avionët luftarakë F-35 fluturojnë mbi Europë, mund t’i japë Moskës qasje tek teknologjia delikate dhe sekrete që përdoret tek avionët. Këtë shqetësim e shprehu këtë javë ndihmës sekretarja amerikane e shtetit në detyrë për çështje ushtarake në Departamentin e Shtetit, Tina Kaidanov.
Shtetet e Bashkuara nxisin shitjen e sistemti të mbrojtes nga raketat Patriot, prodhim amerikan, që Turqia e ka anashkaluar dy herë, duke zgjedhur fillimisht një sistem kinez dhe më pas, një sistem rus S-400.
Në intervistën me Zërin e Amerikës, ambasadori turk Kilic, tha “nuk e shoh blerjen nga Truqia të avionëve S-400 si një kërcënim për Amerikën. Qeveria turke nuk do të bënte një veprim që përbën kërcënim për Amerikën.’”