Me 76 vota “për” dhe asnjë “të përmbajtur” dhe “kundër” deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 53-të miratuan deklaratën për mbështetje të procesit për anëtarësim të vendit në NATO.
Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë pas pauzës që dha kryetari Talat Xhaferi, pasi një pjesë e deputetëve marrin pjesë në punën e komisioneve kuvendore