Ballina Kuriozitete Studimi/ Përse shpërthen inati gjatë ditëve të nxehta

Studimi/ Përse shpërthen inati gjatë ditëve të nxehta

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të shkaktojnë inat dhe stres dhe kjo është vërtetuar nga studimet shkencore. Diell, det, vapë, pushime dhe relaks. Atëherë, si mund të jesh i trishtuar apo i nevrikosur? Epo, mund të ndodhë. Lana del Rey e përcolli më së miri këtë ndjenjë, 5 vite më parë, me hitin e saj “Summertime Sadness” apo kantautori Bruno De Martino, i cili thonte përmes këngës së tij se duhet ta urrejmë verën.

Stresi, nervozizmi dhe tensioni janë pasojat e para të valës së të nxehtit gjatë muajve të verës. Ky është rezultati i një studimi publikuar nga britanikja “The Sun”, që është prezantuar së fundi nga kërkuesit e Universitetit të Ponzan, në San Diego. Sipas studimit, hormonet e stresit rriten bashkë me rritjen e temperaturave, duke mbrojtur kështu fenomenin që ata e kanë quajtur njësoj si kënga e Lana del Rey “Summertimes Blues”.

Dhe sipas shkencëtarëve, kjo provohet më së miri nga statistikat, pasi numri i krimeve përgjatë muajve të verës rritet ndjeshëm, bashkë me episodet e dhunës në shoqëri apo familje. Muajt e verës, sidomos maji, qershori e korriku janë muajt më të rrezikshëm për fenomenet që lidhen me vrasjet.

Studimet kanë treguar gjithashtu se rritja e temperaturave rrit automatikisht ritmin kardiak, të nivelit të testosteronit dhe reaksionet e metabolizmit, që nxisin atë që njihet si “sistemi nevrik simpatik”, që është përgjegjës për reagimin ndaj një stimulimi sado të vogël.

E gjitha kjo përkthehet menjëherë në një ndryshim të gjendjes shpirtërore: i nxehti na bën më nrvik, më budallenj dhe sidomos më të dhunshëm. Të gjithë ndihemi në siklet edhe me trupin tonë nga i nxehti, i cili ndikon menjëherë në humorin tonë, që në rastet më të këqija, mund të dëmtojë edhe trurin.

Tetova News në YouTube:

Ky është thjesht një shqetësim sezonal, që nuk ka komplikacione të mëtejshme. Por cila do të ishte zgjidhja? Studiuesit e kanë një këshillë: në muajt e nxehtë thjesht përpiquni të jeni të qetë e të lumtur, ashtu siç pushimet duhet të jenë.