Juventusi e ka refuzuar ofertën e Chelseat për Daniele Ruganin dhe Gonzalo Higuanin, e cila besohet të ketë qenë rreth 90 milionë euro.
Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka punuar më parë me të dy lojtarët, dhe gjatë kësaj vere ai kërkon që t’i ketë në skuadrën e tij të re.Juventusi e vlerëson Ruganin rreth 40 milionë euro, ndërsa për Hugainin kërkon të paktën 60 milionë euro.