Anëtarët e rinj të përbërjes së përkohshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), e cila duhet ta organizojë referendumin për emrin sot dhanë deklaratat solemne në Kuvendin e Maqedonisë para kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.
Për anëtarët e KSHZ-së, votuan deputetët e të gjitha partive, ndërsa seanca u mbajt pas zhbllokimit të procesit të takimit të liderëve të hënën e kaluar. Partitë u dakorkuan që përbërja e përkohshme e KSHZ-së të zgjidhet përmes modelit të vjetër gjegjësisht me anëtarët e propozuar nga partitë me më së shumti vota të fituara në zgjedhjet e fundit.
Kryetar i Komisionit është zgjedhur Oliver Deskovski, nënkrzetare Ditmire SHehu. Nga VMRO anëtare e VMRO-së është ELizabeta Popovska, Jankaie Vitanovski, Boris Kondarko dhe RAdica Risteska janë anëtarët e LSDM ndërsa Enver Saliu nga Lëvizja Besa.
Anëtarët e KSHZ-së fillimisht është dashur që deklarata solemne të japin të premten, por për shkak të aktiviteteve të kryetarit të Kuvendit ato janë shtyrë për sot.