Ballina Aktualitet Lajme Maqedoni, sot shpallet referendumi, me ose pa pëlqimin e VMRO-DPMNE-së

Maqedoni, sot shpallet referendumi, me ose pa pëlqimin e VMRO-DPMNE-së

Deputetët sot në orën 9 do të dorëzojnë në Parlamentin e Maqedonisë iniciativën për referendumin për Marrëveshjen me Greqinë. Kjo seancë tani për tani zyrtarisht është paralajmëruar në ueb faqen kuvendore. Shumica parlamentare pret që referendumi do të nënshkruhet nga 72 deputetët dhe se do të përkrahet nga VMRO-ja edhe pse kjo e fundit ende mbeten në atë se nuk kanë ndryshuar qëndrim – nuk pajtohen me pyetjen e referendumit, njofton Portalb.mk.

Deri tani nuk ka informata nëse partia në pushtet dhe opozita i kanë dakorduar qëndrimet rreth pyetjes së referendumit për të cilin ka dallime më të mëdha.

Nëse referendumi shpallet sot, ai do të mbahet më 30 shtator. Pyetja që do ta përmbajë zyrtarisht nuk është deklaruar si përfundimtare, edhe pse kryeministri i Maqedonisë, Zora Zaev pas takimit të liderëve e shtroi si propozim: “A jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO me pranim të marrëveshjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë?”.

Për referendumin ende nuk dihet se a do të jetë konsultativ apo obligativ.

KSHZ-ja me obligimin – realizimin e referendumit
Sot do të duhet të deklarohen edhe anëtarët e rinj të KSHZ-së, të cilët do të kenë mandat 6 mujor me obligime për realizimin e referendumit.

Partitë politike thonë se do të përballen me problemin rreth realizimit të referendumit, për shkak të zbrazëtirave ligjore që ka ligji për referendum. Megjithatë, ata shpresojnë se këto pengesa do të arrijnë t’i tejkalojnë anëtarët e rinj të KSHZ-së. Në lidhje me referendumin, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se pret vendim të mençur nga shumica e qytetarëve, e ndërkaq zëvendëskryeministrja, Radmila Shekerinska tha se edhe nëse referendumi dështon, ndryshimet kushtetuese që do të bëhen nga Qeveria, nuk do të jenë obligative për institucionet.

Sipas Ligjit, referendum në nivel shtetëror shpall Kuvendi i RM-së edhe atë me iniciativë personale dhe me propozimin e të paktën 150 mijë qytetarëve. Propozimi për shpalljen e referendumit në nive shtetëror me elaborimin i dorëzohet kryetarit të Kuvendit të RM-së, i cili obligohet në afat prej 30 ditësh prej dorëzimit të propozimit të sjellë vendim për shpalljen e referendumit.

Vendimi më pas publikohet në Gazetën Zyrtare dhe mjete të tjera për informim publik. Nga dita e publikimit deri në mbajtjen e referendumit nuk mund të kalojnë më pak se 60 e as më shumë se 90 ditë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews