Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një takimi me bashkatdhetarë duke folur për procesin e dialogut me Serbinë u ka thënë atyre të mos frikësohen se Kosova do të bëjë gabime.
Haradinaj gjatë takimit me mërgatën shqiptare ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e mërgatës në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, që prej luftës për liri e deri në ditët e sotme në ndërtimin e shtetit dhe rimëkëmbjes ekonomike, transmeton Telegrafi.
“Është folur për dialogun shumë, mos u frikësoni se Kosova tash bënë gabime pas 20 viteve, e kuptoni pse po dua të them. Nuk ka bërë 20 vite rrugë që tash të shkojmë të gabojmë, nuk do të gabojë Kosova, por bisedat e brendshme, debatet e brendshme janë të nevojshme, pikëpamjet e ndryshme nuk janë negative, nganjëherë edhe mungesa e konsensusit ose mos me fol gjithë me një gojë siç thotë populli nuk është e dëmshme”, theksoi Haradinaj.