Ballina Aktualitet Rajoni MEDIAT GREKE NJOFTOJNË PËR CAKTIMIN E DATËS SË MBAJTJES SË REFERENDUMIT NË...

MEDIAT GREKE NJOFTOJNË PËR CAKTIMIN E DATËS SË MBAJTJES SË REFERENDUMIT NË MAQEDONI

“IRJM: Me 30 shtator është caktuar referendumi”, “Me 30 shtator referendum në IRJM për marrëveshjen nga Prespa”, janë titujt e mediave grek për mbajtjen e referendumit në Maqedoni.

“Kuvendi i IRJM-së caktoi 30 shtatorin si datën për mbajtjen e referendumit në fokusin e të cilit është marrëveshja me Greqinë për emrin dhe qasja e bisedimeve të vendit me NATO dhe BE”, shkruan gazeta greke ANA-MPA.

“Mbajtja e referendumit për ratifikimin e marrëveshjes nga Prespa më 30 shtator vendosi dje Kuvendi i IRJM-së, në seancën e së cilës mungonte opozita nacionaliste e OBRM-PDUKM-së”, shkruan Kathimerini.

“Filloi numërimi deri në mbajtjen e referendumit e cila do të ndez “dritën e gjelbër” për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në mes Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë”, shkruan “Efimerida ton Syntakton”.

Pjesa më e madhe e grekëve nga mediat online në mënyrë të shkurtër e përcjellin lajmin për caktimin e datës së referendumit, i publikuan edhe qëndrimet e qeverisë dhe opozitës në Maqedoni, ndërsa vetëm gazeta “Kathimerini”, ka komentuar se është e mundur që të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews