Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, është takuar me përfaqësues të Barcelonës për të diskutuar mundësinë e një transferimi, shkruan Sky Sports.
Thuhet se francezi, i cili këtë verë ka fituar titullin e Kupës së Botës, para disa ditëve është takuar në Los Angeles me drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidal.Gjatë kësaj vere, është raportuar se 25-vjeçari dëshiron të largohet nga “Djajtë e kuq”, por një gjë e tillë konsiderohet e pamundur për shkak se kontrata e tij me Manchester United nuk përfundon deri në vitin 2021.
Gjithashtu, Unitedi do e kishte të vështirë të gjente një zëvendësim për të, pasi që për klubet angleze merkato e verës mbyllet më 9 gusht.