Mëngjesin e sotëm qarku i Dibrës është gëdhirë i zbardhur nga dëbora e rënë gjatë natës.
Në këtë qark në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit ka patur reshje të dendura dëbore.
Kushtet atmosferike që janë krijuar në këtë zonë kanë krijuar problem në bujqësi, pasi siç raportojnë banorët në njësinë Lurë të Dibrës ka rënë rreth 5 cm dëborë.
E njëjta situatë me reshje e dëborës është paraqitur në disa fshatra të thellë të Dibrës si, Selishta, Kalaja e Dodës dhe Arras.
Deri më tani nuk raportohen probleme në akset rrugore të këtyre zonave por vetëm probleme në bujqësi.