Ballina Kronika VIDEO/ Serbi dhe rumuni braktisin shqiptarin para spitalit

VIDEO/ Serbi dhe rumuni braktisin shqiptarin para spitalit

Policia publikon videon që futi në grackë anëtarët e bandës së grabitësve ku bënte pjesë dhe shqiptari Enrico P, 16 vjeç i mbetur i plagosur rëndë gjatë një grabitjeje në komunën e Monterotondos në afërsi të Romës.

Karabinierët e Romës pasi kanë verifikuar kamerat e sigurisë kanë parë se 3 bashëkpunëtorët e 16 vjeçarit Enrico P, e lënë atë në hyrje të spitalit Gemelli, të Romës, pasi ky u plagos me armë zjarri nga pronari i vilës që po grabisnin

Ata janë ndaluar teksa po tentonin të arratiseshin nga Italia drejt Francës.

Anëtarët e bandës janë shtetasi rumun me incialet M.V 34 vjeç i dënuar më parë nga drejtësia italiane e i shpallur në kërkim që prej qershorit të 2018 , pasi kishte shkelur urdhrin e arrestit shtëpiak.

Sipas policisë italianë 34 vjeçari rumun ka drejtuar automjetin e tipit Fiat Tipo SV me të cilën kanë braktisur para hyrjes së spitalit 16 vjeçarin e plagosur shqiptar.

Në pranga është vënë dhe shtetasi me inicialet R.Z 19 vjeç, me origjinë serbe, por i lindur në Itali. Të dy së bashku po tentonin të largoheshin nga Roma drejt Francës me një automjet të marr me qira.

Anëtari i 4 i bandës është një jetër 16 vjeçari N.R, banues në të njëjtën lagje me 16 vjeçarin shqiptar Enrico P.

Ky i fundit vazhdon të jetë i shtruar në spitalin Gemelli të Romë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Italiani 29 vjeçar Andrea Pulone i cili ka qëlluar me dy plumba kundër Enrico Pjetrit është i hetuar për tentativë vra sjeje të qëllimshme për vetëmbrojtje të ligjshme.

Ligji i ri i sapo miratuar nga qeveria italiane mbi të drejtën e mbrojtes së ligjshme kundër cdokujt që tenton grabitjen e pronës private, hyn në fyqi më 17 maj 2019 pas publikimit në fletoren zyrtare e deri më atëherë italiani që qëlloj kundër 16 vjecarit shqiptar vazhdon të jetë një person nën hetim.

Artikulli paraprakDimër në pranverë, bora zbardh Dibrën, raportohen dëme në bujqësi
Artikulli tjetërLamtumirë demokracisë në Turqi