Ballina Argëtim Showbiz Vendosi zyrtarisht shami dhe iu kthye fesë islame, Çiljeta tregon njeriun që...

Vendosi zyrtarisht shami dhe iu kthye fesë islame, Çiljeta tregon njeriun që e bindi

Ajo ka vendosur të kthehet në një besimtare të devotshme.

Ditën e djeshme këngëtarja shumë e dashur për publikun, Çiljeta publikoi një video ku shfaqej e mbuluar me shami dhe uronte muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve mysliman.

Menjëherë ndjekësit në rrjete sociale komentuan se këngëtarja është mbuluar sa për foto e madje kishte nga ata që shkruanin se Çiljeta është e krishterë.

Mirëpo të gjithë këtyre aludimeve, këngëtarja i ka dhënë fund me një video në Instagram ku shkruan se ajo, si një besimtare e devotshme, do të agjërojë të gjithë muajin dhe do i zbatojë rregullat e islamit duke qëndruar si një myslimane e vërtet.

“Para pak ditesh u takova me nje njeri te madh te besimit islam dhe biseda per Allahun erdhi natyrshem. Ai me tha ‘Allahu na ka dhen 12 muaj per te jetuar dhe shijuar si duam ne (flas per ne jo muslimanet e 5 vaktesh te denje) pse ti me tha 1 muaj mos t’ja dedikosh Allahut nga keto 12 muaj vetem 1 muaj, Allahu me tha te ka dhen 24 ore per te bere ç’te duash gjate dites nga kto 24 ore ca te kushton 1 ore t’ja dedikosh Atij duke falur 5 vakte te cilat zgjasin te 5 sa 1 ore bashke?’

Edhe pse kam qe 13 vjec ne kete fe dhe besim dhe e ndjej me zemer cdo gje fillova te mendohem dhe thashe me vete pse jo? Çfare me kushton? Asgje. S’me kushton asgje te rri nje muaj pa ngrene rregullisht, s’me kushton asgje te mos rri ne kafe. Ne koke me kaloi mendimi i cigares, thashe bobo cigarja dhe doja te justifikohesha brenda vetes me justifikimin standart te puneve te shumta si çdo vit tjeter.

Thoja qe he do bej nje klip kete muaj s’kam kohe ta mbaj tere muajin. Jo nuk ka lezet ketej te agjeroj ketej te iki neper koncerte ne darke. Gjeja mijra arsye dhe gjithmone çdo vit mbaja vetem 10 diteshin e fundit. Por kte here esht ndryshe ta mendosh ZOTI na jep kaq te mira dhe me ka bekuar me kaq gjera te mira ne jete ndaj s’me kushton asgje as mua as juve aty qe po e lexoni qe nje muaj t’ja dedikojme Allahut ashtu siç na takon.

Une personalisht po e shijoj si një femër e vërtet myslimane po e zbatoj sipas rregullave islame kete muaj te Madherishem dhe shijuar me shume kenaqesi pa dale dhe shume jashte vetes time spontanitetit apo lirshmerise sepse feja ismale esht e bukur me besoni per ato vajza qe po e lexojne dhe jan me dy mendje duan por kane hall jo kete jo ate, duke justifikuar veten nuk na kushton asgje nje muaj ne vite apo 1 ore ne dite per te qene falenderues ndaj Allahut dhe per te fituar kenaqesin e Tij.

Muaj te mbare te gjitheve besimtareve dhe atyre jo besimtare Allahu ja u pranofte Allahu ju drejtofte, nje muaj plot energji pozitive lutje dhe te qeshura ju uroj”, shkruan Çiljeta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews