Gazeta Lajm ka siguruar emrat e katër prej vikti*mave që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në lagjen Draçevë.
Në aksidentin e ndodhur mes një automjeti dhe një kamioni kanë humbur jetën pesë persona.
Tre prej tyre kanë humbur jetën në vendngjarje ndërsa dy personat tjerë kanë humbur jetën në klinikat e Shkupit. Fqinjët e tyre thonë se në mesin e viktimave është edhe një shqiptar. Sipas tyre, bëhet fjalë për Iler Ajvazin 40 vjeçar nga Draçeva. Ai gjatë kohë ka qenë në mërgim, kurse është kthyer në Shkup vitin e kaluar. Varrimi i tij është bë gjatë ditës së sotme.
Në mesin e personave që humbën jetën është edhe polici i pensionuar, Spase Kërstevski, si dhe ish polici, Jovançe Llazarevski-Shilo, Elena Todorvska 37 vjeçare nga Makedonski Brodi, dhe një vajzë 16 vjeçre identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.
Proku*roria ka njoftuar se vetura në të cilën kanë qenë vik*timat, ka lëvizur në drejtim të kundërt, para se të përplaset me kamionetën. Trupat e vikt*imave janë dërguar për autopsi, kurse në vendin e ngjarjes ende vërehen gjurmët e gjak*ut dhe dritareve të thyera të veturës.