Ballina Aktualitet Lajme Nëna lind në autobus, kompania i bën dhuratë vogëlushes… udhëtime falas deri...

Nëna lind në autobus, kompania i bën dhuratë vogëlushes… udhëtime falas deri 18 vjeç

Gjatë udhëtimit me autobus nga Barcelona në Bruksel, një grua solli një vajzë të shëndetshme në botë.

Gruas i erdhën dhimbjet e lindjes ndërsa po udhëtonte për të vizituar pjesëtarët e familjes së saj.

Dy shoferët e autobusit FlixBus u alarmuan kur bashkëshorti i gruas shtatzënë u tha se asaj i kishin plasur ujërat para kohe.

Shoferi në timon Guillaume Moity arriti që të ndalonte autobusin në një stacion të afërt ndërsa shoferi zëvendësues, Jérôme Cavasse mori në telefon shërbimet e emergjencës.

Pasi lindi fëmijën në autobus gruaja u dërgua menjëherë në spital.

Si nëna ashtu edhe foshnja Zenep ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo është hera e parë në historinë e FlixBus që një foshnje lind në autobus, ndaj vajza do udhëtojë falas në FlixBus derisa të mbushë 18 vjeç.

@tn.lajmelokale
@tetovanews