Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani, kohët e fundit kanë shkëmbyer akuza të forta dhe raportet mes dy vendeve janë lëkundur. Të enjten, zëdhënësi i Iranit në OKB ka akuzuar Trumpin se ai po bën një “luftë propagandistike” për të rritur tensionet në rajonin ku është edhe shteti iranian.
Miryousefi gjithashtu akuzoi ShBA-të se ka përdorur inteligjencën artificiale. “Kjo është vetëm shkallëzimi më i fundit në luftën propagandistike që SHBA zhvilloi kundër Iranit, duke përdorur inteligjencën e rreme. Kjo situatë mund të bëjë që të nisë një konflikt i hapur mes dy vendeve”, tha më tej i dërguari i Iranit në OKB, raporton tabloidi anglez Daily Express.
Ai ka shtuar se Irani kurrë nuk ka pasur plane për të luftuar shtetet e tjera përreth, por gjithmonë ka vepruar dhe do të veprojë në mbrojtje të vetes. “Iranianët nuk do të kapitullojnë në këtë luftë të re psikologjike. Irani kurrë nuk ka përdorur forcë e dhunë dhe as armë luftarake kundër ndonjë shteti, por vetëm mbron veten”, tha Miryousefi.
SHBA ka larguar tashmë personelin nga ambasada e saj në Bagdad nga frika e sulmeve të milicive shiite të mbështetura nga Irani. Edhe Mbretëria e Bashkuar ka ngritur frikën për kërcënim nga Irani. Kohët e fundit, Irani ka paralajmëruar gjithashtu SHBA se edhe pse nuk dëshiron një konflikt, do të mbrojë veten me çdo kusht.