Po të mos ishte Milazimi, Fatlumi, Elveri dhe bashkëfshatarët tjerë, axha Xhemal do të mbetej i ngujuar në këtë dhomë.
Ai pa ndihmën e dikujt nuk mund as të qohet nga krevati, por për fat të mirë gjatë verës këtu janë këta të rinj, të cilët nuk e lënë asnjë ditë pa ardhur.
Sa vjet jeton vetë baci Xhemal?
A po munesh mu qu me hangërnajsen vet?
Po po
Axhi Xhemal ka 80 vjet, dhe shpesh sëmurët. Mjeku më i afërt në territorin e Maqedonisë është 40 kilometra larg, e për ta quar në Kosovë nevojitët xhip për shkak të trenit të vështirë… Por edhe këtë e bëjnë bashkëfshatarët e tij, por nuk do të jetë kështu edhe gjatë dimrit.
Në Tanushë ndodhë që me javë të tëra nuk ka energji elektrike, dhe banorët janë të detyruar që ta lëshojnë fshatin gjatë dimrit. Brenga më e madhe mbetet axhiXhemal.
Ai si duket do të mbetet vetëm në dhomën që pas luftës ia ndërtuan organizata humanitare.
Vështirësit e këtij plakut tonë, katundarit tonë, janë shumë të tepërta për shkak se ky është edhe i moshuar, më e keqja është se banorët e këtij vendit tonë shpërngulemi gjate stinës së dimrit dhe aga Xhemal jetë i vetëm në shtëpi. As nuk ka kush të kujdeset për atë me ja ba ushqimin apo me e pastruar mendoj që kush ka mundësi me strehu agën Xhemal do ishte mirë.
Që nga viti 2001 baci Xhemal jeton këtu i vetëm kohët e fundit e ka humbur edhe aftësit për të komunikuar, por nuk duhet fjale për ta parë se në çfarë kushte jeton. Fqinjët që janë këtu i ndihmojnë sa munden por gjate dimrit edhe ata nuk janë këtu dhe kanë drojë se dimrin e ardhëshëmbaciXhemal nuk do ta mbijetojë.
https://youtu.be/4MV1sjvTSww