Drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dha dorëheqjen. Mijalkov vendimin e tij me shkrim e ka njoftuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski. Kjo është letra e Mijakolvit drejtuar Nikolla Gruevskit. “I nderuar Kryeministër, Nderi më i madh në jetë është që t’i shërbejë atdheun tim Maqedonisë në pozitën e përgjegjshme. Pozita që mu besua mua e kam kryer në mënyrë patriotike dhe me përgjegjësi, veçanërisht në interes të vendit dhe qytetarëve.
Qytetarët e dinë më së miri se Maqedonia ka suksese të shumta në fushën në të cilën unë veprova. Disa nga këto suksese ishin mit i vërtetë në bisedën në mes të qytetarëve, dhe i folnin me krenari. Unë dua të shpreh mirënjohjen time për besimin dhe për që lejuar që të jen pjesë e ekipit, e cila sjell progres për vendin tonë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore.
Ju keni mbështetjen time të plotë. Në interes të Maqedonisë, duke parë se në qoftë se unë e bëj këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike, të cilën e ka imponuar opozita me sjelljen e saj, duke patur parasysh se e vërteta dhe argumentet janë në anën tonë dhe e gjitha me kalimin e kohës do të bëhet më e qartë. Unë dua t’ju informoj se kam dhënë dorëheqjennga posti i drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit”, thuhet në dorëheqjen e Sasho Mijalkovit. Punë e përditshme e Sasho Mijallkov është që ta udhëheqë Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim në Maqedoni. Por kjo punë nuk e tregon edhe aq shumë forcën dhe ndikimin e tij.
Ai i përket një shoqërie të vogël që e udhëheqin Maqedoninë. Nën udhëheqjen e tij, drejtoria për zbulim dhe kundërzbulim është kritikuar për fshehje gjatë mbikqyrjes dhe dështim në përmbushjen e standardeve të BE-së. Por zyrtari qeveritarë është i pasur. Projekti për raportim të krimit dhe korrupsionit (The Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP) së bashku me NOVA nga Maqedonia dhe Qendrën për gazetari hulumtuese nga Çekia zbulojnë se Mijallkov ka investuar miliona në patundshmëri të shtrenjta në Pragë. Mijallkov apo shefi i Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim ka një numër të madh të investimeve të paparaqitura. Si zyrtar publik ai është i obliguar ta paraqesë pronën e tijë në Komisionin për anti-korrupsion.
Sasho Mijallkov nuk është përgjigjur në asnjë pyetje të gazetarëve. Zëdhënësi i tij premtoi se do të dërgojë përgjigje, por kjo asnjëherë nuk ndodhi. Prona në Pragë Në ueb faqen e komisionit për anti-korrupsion ku është e obliguar zyrtarët të paraqesin pronën nuk është e shënuar prona e Mijallkovit në Pragë. Ai ka në pronësi një apartament në Pragë në qytetin e vjetër dhe aksione në një kompani në Republikën Çeke, disa prej tyre edhe të shitura.
Hulumtuesit gjetën edhe më shumë se 2 milion euro patundshmëri të vlefshme të regjistruara në kompaninë e tij, si dhe në emrin e tij personal që ai do të duhej ti paraqesë. Apartamenti i Sasho Mijallkov në qendër të Pragës Dokumentet e pronësisë në Republikën Çeke tregojnë se ai posedon 15 mijë metra katror tokë ndërtimore në lokalitetin Vellesllavin, vend i cili vlerësohet të ketë vlerën e rreth 1 milion dollarëve. Ai gjithashtu posedon një apartament në vendin Mikle.
Mijallkov gjithashtu është i lidhur në rrjetin e kompanive dhe nëpërmjet tyre edhe me biznesmen të njohur të huaj, që është kundër ligjit. Bizneset në Evropë Tani 48 vjeçari Mijallkov karrierën e tij e ka filluar në administratë në vitin 1998, duke ndjekur hapat e babit të tij Jordan Mijallkov i cili ishte ministër i parë i punëve të brendshme në Maqedoninë e pavarur. Babai i Sasho Mijallkov vdiq në një aksident trafiku në vitin 1991. Sasho ndjek hapat e babit edhe në biznes. Karriera e tij në postin e Drejtorit të kundërzbulimit arriti kulmin kur në pushtet erdhi VMRO-DPMNE ku sipas ekspertëve u formua treshja më e fortë Sasho Mijallkov, kushëriri i tij kryeministri Nikolla Gruevski dhe kumbari i kryeministrit, Zoran Stavrevski ku shpesh edhe quhet si ‘familja’. Ekspertët e anti-korrupsionit këtë gjendje e emërojnë si konflikt të dukshëm të interesave. “Ekziston situatë e dukshme e nepotizmit. Kjo ju mundëson që ti kontrollojnë të gjitha qeveritë dhe nëpërmjet buxhetit edhe nëpërmjet mekanizmave të policisë së fshehtë”, tha Sllagjana Taseva kryetare e Transparencë Maqedoni dhe kryetare e parë e komisionit për Anti-korrupsion. Kompanitë në Republikën Çeke Mijallkov e ka rihapur kompaninë në Republikën Çeke në vitin 1993 së bashku me vëllain e tij. E quajnë ‘Mijakov s.r.o’ dhe më vonë e riemëruan ‘Efishensi s.r.o’ që merrej kryesisht me patundshmëri.
Nga viti 2008 Mijallkov është pronar i vetëm i kompanisë. Kjo kompani posedon edhe apartament në qendër të Pragës. Kjo pronë sipas kadastrës së Republikës Çeke është blerë në vitin 2001 ndërsa vlera e saj vlerësohet të jetë 235 mijë dollarë. Si pjesë e ‘Efishensi’ është edhe kompania ‘Stajl Feshn s.r.o’, ‘Mirtlanis’, dhe kompani e cila deri pak kohë më parë ishte në pronësi të Mijallkov ‘Tasiga Korp’ nga Panama. Kompania e katërt ‘Servis Point MM s.r.o’ është likuiduar në vitin 2013 pasi kjo kompani arriti të ndërtojë 50 apartamente luksoze në Mihle në Pragë. Vendi ku ndërtohen këto apartamente e siguron Mijallkov, investimi është me vlerë prej 500 mijë dollarëve.
Mijallkov posedon edhe apartament të vetin në këto ndërtesa që nuk është regjistruar në komision. Kompleksi i ndërtuar nga Sasho Mijallkov dhe Sparavallovci ku Mijallkov posedon dy apartamente një në katin e 3 një të 4. Sllagjana Taseva për Nova thotë se të kesh në pronësi biznese nuk është problem derisa ato janë të paraqitura dhe janë transparente. Gorna Minçev kryetar i komisionit parlamentar për mbikëqyrje të policisë së fshehtë thotë se ekziston konflikt interesash edhe pse Mijallkov thotë se biznes interesat e tij nuk janë ilegale dhe nuk paraqesin konflikt interesash. /
Sasho Mijallkov
Drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dha dorëheqjen. Mijalkov vendimin e tij me shkrim e ka njoftuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski. Kjo është letra e Mijakolvit drejtuar Nikolla Gruevskit.
“I nderuar Kryeministër,
Nderi më i madh në jetë është që t’i shërbejë atdheun tim Maqedonisë në pozitën e përgjegjshme.
Pozita që mu besua mua e kam kryer në mënyrë patriotike dhe me përgjegjësi, veçanërisht në interes të vendit dhe qytetarëve.
Qytetarët e dinë më së miri se Maqedonia ka suksese të shumta në fushën në të cilën unë veprova. Disa nga këto suksese ishin mit i vërtetë në bisedën në mes të qytetarëve, dhe i folnin me krenari.
Unë dua të shpreh mirënjohjen time për besimin dhe për që lejuar që të jen pjesë e ekipit, e cila sjell progres për vendin tonë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore.
Ju keni mbështetjen time të plotë. Në interes të Maqedonisë, duke parë se në qoftë se unë e bëj këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike, të cilën e ka imponuar opozita me sjelljen e saj, duke patur parasysh se e vërteta dhe argumentet janë në anën tonë dhe e gjitha me kalimin e kohës do të bëhet më e qartë.
Unë dua t’ju informoj se kam dhënë dorëheqjennga posti i drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit”, thuhet në dorëheqjen e Sasho Mijalkovit.
Punë e përditshme e Sasho Mijallkov është që ta udhëheqë Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim në Maqedoni. Por kjo punë nuk e tregon edhe aq shumë forcën dhe ndikimin e tij. Ai i përket një shoqërie të vogël që e udhëheqin Maqedoninë.
Hulumtim: Ja kush është Mijallkov
Nën udhëheqjen e tij, drejtoria për zbulim dhe kundërzbulim është kritikuar për fshehje gjatë mbikqyrjes dhe dështim në përmbushjen e standardeve të BE-së.
Por zyrtari qeveritarë është i pasur. Projekti për raportim të krimit dhe korrupsionit (The Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP) së bashku me NOVA nga Maqedonia dhe Qendrën për gazetari hulumtuese nga Çekia zbulojnë se Mijallkov ka investuar miliona në patundshmëri të shtrenjta në Pragë.
Mijallkov apo shefi i Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim ka një numër të madh të investimeve të paparaqitura. Si zyrtar publik ai është i obliguar ta paraqesë pronën e tijë në Komisionin për anti-korrupsion.
Sasho Mijallkov nuk është përgjigjur në asnjë pyetje të gazetarëve. Zëdhënësi i tij premtoi se do të dërgojë përgjigje, por kjo asnjëherë nuk ndodhi.
Prona në Pragë
Në ueb faqen e komisionit për anti-korrupsion ku është e obliguar zyrtarët të paraqesin pronën nuk është e shënuar prona e Mijallkovit në Pragë. Ai ka në pronësi një apartament në Pragë në qytetin e vjetër dhe aksione në një kompani në Republikën Çeke, disa prej tyre edhe të shitura. Hulumtuesit gjetën edhe më shumë se 2 milion euro patundshmëri të vlefshme të regjistruara në kompaninë e tij, si dhe në emrin e tij personal që ai do të duhej ti paraqesë.
Apartamenti i Sasho Mijallkov në qendër të Pragës
Dokumentet e pronësisë në Republikën Çeke tregojnë se ai posedon 15 mijë metra katror tokë ndërtimore në lokalitetin Vellesllavin, vend i cili vlerësohet të ketë vlerën e rreth 1 milion dollarëve. Ai gjithashtu posedon një apartament në vendin Mikle.
Mijallkov gjithashtu është i lidhur në rrjetin e kompanive dhe nëpërmjet tyre edhe me biznesmen të njohur të huaj, që është kundër ligjit.
Bizneset në Evropë
Tani 48 vjeçari Mijallkov karrierën e tij e ka filluar në administratë në vitin 1998, duke ndjekur hapat e babit të tij Jordan Mijallkov i cili ishte ministër i parë i punëve të brendshme në Maqedoninë e pavarur. Babai i Sasho Mijallkov vdiq në një aksident trafiku në vitin 1991.
Sasho ndjek hapat e babit edhe në biznes. Karriera e tij në postin e Drejtorit të kundërzbulimit arriti kulmin kur në pushtet erdhi VMRO-DPMNE ku sipas ekspertëve u formua treshja më e fortë Sasho Mijallkov, kushëriri i tij kryeministri Nikolla Gruevski dhe kumbari i kryeministrit, Zoran Stavrevski ku shpesh edhe quhet si ‘familja’.
Ekspertët e anti-korrupsionit këtë gjendje e emërojnë si konflikt të dukshëm të interesave.
“Ekziston situatë e dukshme e nepotizmit. Kjo ju mundëson që ti kontrollojnë të gjitha qeveritë dhe nëpërmjet buxhetit edhe nëpërmjet mekanizmave të policisë së fshehtë”, tha Sllagjana Taseva kryetare e Transparencë Maqedoni dhe kryetare e parë e komisionit për Anti-korrupsion.
Kompanitë në Republikën Çeke
Mijallkov e ka rihapur kompaninë në Republikën Çeke në vitin 1993 së bashku me vëllain e tij. E quajnë ‘Mijakov s.r.o’ dhe më vonë e riemëruan ‘Efishensi s.r.o’ që merrej kryesisht me patundshmëri. Nga viti 2008 Mijallkov është pronar i vetëm i kompanisë. Kjo kompani posedon edhe apartament në qendër të Pragës.
Kjo pronë sipas kadastrës së Republikës Çeke është blerë në vitin 2001 ndërsa vlera e saj vlerësohet të jetë 235 mijë dollarë.
Si pjesë e ‘Efishensi’ është edhe kompania ‘Stajl Feshn s.r.o’, ‘Mirtlanis’, dhe kompani e cila deri pak kohë më parë ishte në pronësi të Mijallkov ‘Tasiga Korp’ nga Panama.
Kompania e katërt ‘Servis Point MM s.r.o’ është likuiduar në vitin 2013 pasi kjo kompani arriti të ndërtojë 50 apartamente luksoze në Mihle në Pragë.
Vendi ku ndërtohen këto apartamente e siguron Mijallkov, investimi është me vlerë prej 500 mijë dollarëve. Mijallkov posedon edhe apartament të vetin në këto ndërtesa që nuk është regjistruar në komision.
Kompleksi i ndërtuar nga Sasho Mijallkov dhe Sparavallovci ku Mijallkov posedon dy apartamente një në katin e 3 një të 4.