Ballina Aktualitet Lajme 8.500 vende të lira pune në Maqedoni, por prapë qytetarët po largohen...

8.500 vende të lira pune në Maqedoni, por prapë qytetarët po largohen drejt Gjermanisë

Në tregun e punës në Maqedoni ka 8.459 vende të lira të punës, nga ku pjesa më e madhe apo 3.264 janë në grupin “punëtorë në aktivitete shërbyese dhe shitje”.

Më pas vijojnë punëtorët e grupit “teknikë dhe profesione të mesme” ku ka 1.172 vende të lira, e më pastaj “rregullues të makinave”, me 1.221 vende të lira. 858 vende të lira të punës ka edhe për shërbëtorë.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.67%, ndërsa shkalla më e madhe e vendeve të lira të punës ka sektori i “shërbimeve administrative dhe aktivitete ndihmëse” që është 5.08%, derisa shkalla më e vogël është në sektorin e “furnizimit me energji elektrike, gaz, klimatizim”, kë është 0.21%. Shkalla më e madhe të vendeve të lira të punës me 2.44% kanë firmat me tre deri në 9 punëtorë.

https://youtu.be/yGqpXh1A7m4