Ish-komandanti i UÇK-së, tash deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Megjithëse emri i tij u përfol në listën e atyre se do të thirren në Hagë nga Specialja, këtë po e demanton tash deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.
Haradinaj, në një prononcim për Express, tha shkurtimisht se nuk ka marrë ftesë nga Specialja.
Në këtë fund vit veçse kanë filluar të dalin emrat e parë të personave që janë ftuar nga Gjykata Speciale.
Tre personat e parë që janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim janë: Rrustem Mustafa-Remi, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sami Lushtaku.