Ballina Aktualitet Shqipëri E AKUZOJNË SE KA PRIVATIZUAR MENCËN E QYTET STUDENTIT, ISH-PRESIDENTI SHPËRTHEN NDAJ...

E AKUZOJNË SE KA PRIVATIZUAR MENCËN E QYTET STUDENTIT, ISH-PRESIDENTI SHPËRTHEN NDAJ MERO BAZES: PO PSE GËNJEN ÇORAPJA E QELBUR SHQIPTARËT SOT?

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, duke sqaruar deklaratën e gazetarit Mero Baze, i cili ka akuzuar vëllain e tij për privatizimin e mencës në Qytet Studenti.
Bujari Nishani shprehet se as vëllai dhe as rrethi familjar nuk ka privatizuar këtë objekt dhe asnjë tjetër, qoftë shtetëror apo publik.
Ai i drejtohet Bazes me termin ‘çorapja’, si dhe nxjerr në pah bursën e ekselencës që i është dhënë djalit të tij me përfitim dhjetra mijëra Euro.
Ndërkohë kur ka qenë në Vienë e kishin larguar se nuk kalonte dot as lëndët bazë.

Statusi i plotë i Bujar Nishanit:

Mero Çorapja siç thirret në rrethet e bisnesmenëve të cilëve ju vihen gjoba pafund paska afishur gënjeshtrën i pisët të rradhës siç është dhe vetë çorapja.
Në fletushkën e tij gjobëvënëse shpif dhe gënjen opinionin publik sikur vëllai im paska privatizuar ish mencën e Qytetit Studenti.
Së pari e mbi të gjitha, vëllai im dhe askush nga rrethi im familjar nuk ka privatizuar kurrë këtë objekt dhe asnjë objekt tjetër shtetëror apo publik. Kurrë !

Për shkak të kësaj gënjeshtre të pisët sa është dhe vetë çorapja, u interesova për pronësinë e atij objekti.
Pronar i saj dhe me të drejtën e tyre qënkan familjet Sevim Peshkëpia, Tefik Çela, Mynyre Toptani.
Po pse gënjën Çorapja e qelbur shqiptarët sot ?
Fare e thjeshtë.

Sot studentët denoncuan djalin e Çorapes që merrka bursë ekselence disa dhjetra mijëra euro nga paratë që mblidhen nga tarifat e studentëve të mjerë që rropaten të punojnë nga 16-17 orë për të paguar vërdallisjen e pinjollit të Çorapes nëpër Europë.
Them vërdallisjen se ata që e njohin kapacitetin e pinjollit të Çorapes e dinë se si u përpëlit disa vite në Vienë e pastaj e përzunë se nuk kalonte dot as provimet e lëndëve bazë.

Tani Çorapka i paska rregulluar bursë ekselencë !!!!
Këtyre hajdutëve ordinerë ka filluar tu griset maska që kanë mbajtur mbi kokë si çorape për shumë vite.
Ndaj i janë vërsulur studentëve dhe çdo zëri qytetar që i mbështet ata me shpifje dhe sajime të tipit “Sigurim i Shtetit”, sepse vetëm aq e kanë kapacitetin të bëjnë.
Imagjinoni ; nga njëra anë Edin me Mero Çorapen e nga ana tjetër studentët me qytetarët.
Nuk ka dilemë se kush do të fitojë.
Solidaritet me studentët.