Ura e Westminster në kryeqytetin e Britanisë së Madhe u bllokua sot nga një protestë e çuditshme e “Jelekverdhëve” londinez, të cilët kopjuan ngjyrat e revoltës së francezëve kundër çmimit të karburantit.
Një transmetim i drejtpërdrejtë, i organizuar në një faqe në Facebook dhe i titulluar “Lufta për drejtësinë”, tregoi aktivistët e veshur me jelekë të verdhë të bllokonin urën kryesore të Londrës për rreth 20 minuta, duke bërtitur “Brexit tani” para se të shpërndaheshin nga ndërhyrja e policisë.
Ata më pas u mblodhën sërish jashtë “Downing Street”, duke brohoritur edhe aty në mbështetje të Brexit, e duke kërkuar që largimi nga BE të ndodhë sa më shpejtë.
Një grua që regjistroi protestën u tha oficerëve të policisë që protestuesit shkuan pranë zyrës së kryeministres Theresa May për të folur me të për “tradhtinë që i bëri vendit”, por ajo aktualisht ndodhet në Bruksel.
Para se të bllokonin urën e Westminster, turma e jelekverdhëve brohoriti njëzëri: “Ne do të dëgjohemi sot”.
Thirrjet: “Çfarë duam? Brexit! Kur e duam atë? Tani!” dhe “Kemi nevojë për një kryetar të ri në Londër” u dëgjuan në transmetimin live në Facebook.
Nuk është e qartë saktësisht se çfarë ishte protesta, me sa duket e frymëzuar nga lëvizja e fundit në Francë. Faqja e Facebook-ut në transmetim të drejtpërdrejtë u tha se ishte “Lufta për drejtësi” për tre djem adoleshentë – Harry Rice, George Wilkinson dhe Josh McGuinness – të cilët u vranë dhe nga një shofer i dehur në Hayes, në perëndim të Londrës, në janar.