Mjekja serbe Jelena Milenkoviq, e cila arriti e para me ambulancë në vendin ku u kasidentua autobusi nga Maqedonia afër Leskovcit në Serbi, tregon situatën tragjike që pa me sytë e saj.
“Situata ishte me të vërtet dramatike. Autobusi ishte rrokullisur. Unë me zjarrfikësit hyra në autobus. Aty kishte katër udhëtar të bllokuar, ndërsa tre ishin pa shenja jete”, ka deklaruar mjekja Milenkoviq për Kurir.rs.
Për momentin dihet se kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë lënduar 32 të tjerë. Për shkak të gjendjes së rëndë disa udhëtarë janë dërguar për kurim në spitalin e Nishit.
Nga autoritetet e Maqedonisë ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me rastin.
Arsyet e aksidentit ende po hetohen, por rezultatet e para të hetimit tregojnë se, me gjasë, shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes.