Ballina Aktualitet Sociale Ndodh mrekullia, Musa Baculi tani flet: Faleminderit shqiptarëve! (VIDEO)

Ndodh mrekullia, Musa Baculi tani flet: Faleminderit shqiptarëve! (VIDEO)

“Faleminderit shqiptarë” tingëllon e pabesueshme dhe një mrekulli ky falënderim i artikuluar nga buzët e Musa Baculit. Adoleshenti ka reaguar ne emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ pas operimit në spitalin për fëmijë në Xhenova të Italisë.

Duket sikur ëndrra e Musa Baculit për të jetuar u realizua falë zemrës së madhe të shqiptarëve që kontribuan për të duke mbledhur edhe shumën e parave që i nevojiteshin për tu rehabilituar.

Nga shtrati i krevatit ku dita ditës po merr veten, Musai ka folur dhe u nis shqiptarëve një mesazh të shkurtër: faleminderit gjithë shqiptarëve! Natën e mirë!

Musai komunikon edhe me të ëmën dhe dajën e tij. U thotë që i do fortë. U përgjigjet shkurt pyetjeve dhe aprovon. Madje puth nënën e tij në faqe kur ajo ia kërkon.

Daja i tij nga spitali në një lidhje përmes telefonit me producentin ekzekutiv Ilir Hoxhollin bën me dije se Musai ka shtuar në peshë, brenda nëj jave ai ka shtuar tre kilogramë. Mjekët shumë shpejt do nisin terapinë, ai do të lëvizë së shpejti me një karrocë, do tentohet që pak nga pak ai të çohet në këmbë , ia kemi blerë edhe atletet , presim që të shtojë edhe një kilogram që të çohet në këmbë thotë daja i tij.

Ilir Hoxholli komunikoi vetë përmes Skype-it me Musain.

Iliri: Musa si je? A je bërë më mirë?

Musai: Mirë…

Iliri: A je bërë më mirë?

Musai: Po!

Iliri: Ke shumë të fala nga Elvis Naci dhe Sidriti

Musai: bëji të fala -qesh në kamer…

Iliri: A do të behësh mirë ti takosh vete Elvisin dhe Sidriti?

Nga ana tjetër Musai buzëqesh plot shpresë. Sigurisht që përgjigja e tij është po!

Musai u nis para disa ditësh për kurim në një spital të specializuar ku u operua në Xhenova të Italisë. Historia e 15-vjeçarit Musa Baculit nga Shkodra i cili mrekullisht u shpëtua dhe jetoi pasi u mbyt në lumë preku shumë shqiptarë. Pasi shuma e kërkuar nga spitali në Xhenova u mblodh, Musai u nis drejt Italisë ku menjëherë iu nënshtrua një operacioni, i cili rezultoi me sukses. Sfidat për rikuperimin e plotë mbetën shumë të mëdha./bw

https://youtu.be/saOsbyItdxE