Me një sipërfaqe totalisht të akullt dhe i rrethuar nga bora, ky liqen dhuron një pamje spektakolare duke ngjasuar me ndonjë pikturë të arrirë.
Por jo vetëm Liqeni i Fushë-Studes ofron pamje të tillë, pasi të tilla pamje përrallore gjatë dimrit ofrojnë edhe liqenet e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë të cilët janë kthyer destinacion i përhershëm për turistët e aventurës që më së shumti janë të huaj.