Dy komitete të Kongresit po shqyrtojnë mundësinë nëse do ta thërrasin përkthyesin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të dëshmojë për atë që është diskutuar ndërmjet Trumpi dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raporton Reuters.
Lajmin e bëri të ditur kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë, kongresisti Eliot Engel.
Ai tha se një panel është duke punuar bashkë me stafin e Komitetit të Intelegjencës nëse përkthyesi do të duhet të ftohej për të dëshmuar pas raportimeve të “Washington Post” se presidenti Trump ia mori shënimet atij pas takimit me Putinin.
“Unë nuk preferoj ta bëjmë këtë. Duhet të shohim se çfarë mund të zbulojmë. Mund edhe të mos kemi zgjedhje tjetër” ka deklaruar Eliot Engel për rrjetin televiziv amerikan CNN./rel