Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Trafot e dobëta të korrentit rrezikojnë qytetarët e disa lagjeve në Shkup...

Trafot e dobëta të korrentit rrezikojnë qytetarët e disa lagjeve në Shkup (Video)

Qytetarët e disa lagjeve në Qytetin e Shkupit, ankohen se për çdo vit gjatë stinës së dimrit kanë probleme me rrymën elektrike, për arsye se trafot e rrymave që janë të vendosura në lagjet e tyre nuk përballojnë dot mbingarkesën, për aryse se shumica e familjeve shfrytëzojnë rrymën si burim për ngrohje, njofton Koha.

Ata thonë se edhe pse për këtë problematik disa herë kanë raportuar EVN-në dhe kanë alarmuar opinionin ai nuk është mënjanuar dhe për çdo vit shkakton probleme. Por, ajo që për këto qytetarë është shqetësuese, është fakti se si rezultat i mbingarkesës së rrjetit nga instalimi i rrjetit nëpër shëtpi dhe lagje shkaktohen edhe shkëndijë zjarri, të cilat sipas banorëve rrezikojnë edhe jetën e tyre.

Sëfundimi, qytetarë nga disa lagje të Shkupit kanë denoncuar raste të tilla nëpërmjet rrjeteve sociale, me këtë duke alarmuar opinionin dhe duke kërkuar nga përgjegjësit që të gjendet një zgjidhje afatgjate.

Sonte një situatë e tillë është paraqitur në lagjen Vizbegë, në rrugën e ashtuquajtur “Mahalla e Bllacalinjëve”. (Koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews