A është e mundur që kur imagjinojmë të ardhmen me qytete të mbytura dhe utopi diellore të na ndihmojë të kuptojmë kompleksitetin e ndryshimeve klimatike?
Nga Diego Arguedas Ortiz
Është viti 2140 dhe dy fëmijë të hipur në skimboard-et e tyre në zemër të Manhatanit, afër pikës ku rruga Sixth Avenue takohet me Broadway. Nëse jeni të njohur me këtë kryqëzim do ta dini se është larg nga bregu i tanishëm i SHBA. Por në romanin e Kim Stanley Robinson, Nju Jork 2140, Manhattan është i përmbytur pasi, ndryshimet klimaterike të pandërprera bëjnë që niveli i detit të rritet me 15.25 metra. Qyteti amfib është tani një Super Venecia, një rrjet kanalesh të populluar nga avulljt, ku personazhet duhet të mësojnë se si të kenë të bëjnë me një botë sa të njohur, edhe të panjohur për ne. Të kalosh me skimboard në mes të Manhattan është shumë e mundur në këtë tip të së ardhmes.
Romani klimatik I Robbins në vitin 2017 i takon një kuadri në rritje të veprave për kombet e mbytura, utopitë e jetës në fermë apo metropolizat e vjetra në të ardhmen. Ndërsa diplomatët hartojnë rregulloren për përgjigjen globale ndaj krizës klimatike dhe inxhinierët garojnë për të prodhuar panele diellore më të mira, edhe shkrimtarët kanë gjetur rolin e tyre: duke treguar atë që Robinson e quan “historia e shekullit të ardhshëm”. Duke bërë këtë, ata mund të ndihmojnë lexuesit në mbarë botën të kuptojnë situatën në të cilën ne aktualisht e gjejmë veten.
Ndryshimi i klimës është një krizë jo e lehtë për t’u kuptuar, veçanërisht në krahasim me katastrofat e tjera të ndikimit njerëzor. Nëse lëshoni disa kimikate toksike në një lumë dhe do të shihni peshq të vdekur brenda disa ditësh, por çfarë dëshmoni kur hidhni dioksid karboni? Ndërkohë që, në vitin 2018, një raport nga shkencëtarët OKB-së mbi klimën së deklaroi se po shkojmë drejt një katastrofe, kush e di se si do të dukej kjo?
Këtu vjen pjesa fantastike: I sjell të dhënat abstrakte si më të prekshme duke u fokusuar tek tregimet për këtë të ardhme. Tregojini lexuesve një llogari të detajuar dhe të strukturuar për një të ardhme të ndryshuar klimatike, thotë Robinson, dhe ata do ta kenë më të lehtë të imagjinojnë atë. Duket shumë reale: personazhet në këto romane shqetësohen për mirëqenien e fëmijëve të tyre, përfshihen në marrëdhenie jashtëmartesore dhe ballafaqohen me oraret e trenave, ashtu si lexuesit do të kishin në jetën e tyre të përditshme.
E ardhmja abstrakte
” Fantashkenca i bën njerëzit të reflektojnë mbi ndryshimet klimaterike në një mënyrë që studimet nuk e arrijnë dot,” thotë Shelley Streeby, një profesor i letërsisë dhe studimeve etnike në UC San Diego. “Kjo i ndihmon njerëzit të jenë të ndërgjegjshëm për atë që mund të vijë, por edhe për të tashmen”.
Një studim i vitit 2016 përmblodhi 50 romane që kanë të bëjnë posaçërisht me ndryshimet klimatike të bëra nga njeriu dhe efektet e tij, 20 prej të cilëve janë publikuar në pesë vitet e fundit, megjithëse ky numër përfshin të gjitha llojet e novelave. Kjo përfshin legjendën e re mjedisore të John Lanchester, The Ëall, e cila është përshkruar si “shqetësuese dhe argëtuese në të njëjtën kohë”.
Dëshira e fantashkencës për ekzagjerim i jep zhanrit një apel shtesë, thotë Streeby. Ka të bëjë me marrjen e kushteve të caktuara që ekzistojnë në ditët e sotme, duke i shtrirë ato në të ardhmen dhe duke hedhur një mori personazhesh në mesin e tyre.
“Çdo fantashkencë e afërt e ardhshme që nuk angazhohet me ndryshimet klimatike, është fantazi,” – Sarena Ulibarri
Për shembull, mund të jetë e vështirë të imagjinohen implikimet e një bote ku temperatura është rritur me më shumë se 2 grade Celsius, që sipas shkencëtarëve do të prishte pjesën më të madhe të jetës në Tokë. Është gjithashtu e vështirë për të kuptuar faktin se stili i jetës sonë të tanishme, pa ndryshime, mund të çojë në një situatë të tillë. Me zhanrin për të cilin po flasim ju mund të merrni kushtet aktuale dhe t’I zhvendosni disa dekada për të imagjinuar se si do të jetë blerja e bukës në 2080.
Por lëvizja aktuale gjithashtu merret ndryshe me të ardhmen e mundshme. Sa herë që ndryshimet klimatike filtrohen në kulturën e zakonshme, veçanërisht në filma të Hollivudit si “The Day After Tomorroë 2012”, shpesh e bën këtë si katastrofë. Pjesa më e madhe e literaturës imagjinare rreth ndryshimeve klimatike shikon përtej kësaj dhe pyet: ‘Si është bota pas krizës?’
Një e ardhme shpresëdhënëse?
Një përgjigje e mundshme vjen nga një lëvizje e shkrimtarëve që imagjinojnë në mënyrë aktive një të ardhme më të mirë nëpërmjet punës së tyre. Autorët si Sarena Ulibarri, me bazë në New Mexico, nuk e pëlqejnë tonin e zhurmës dhe errësine e letërsisë dystopiane, duke vendosur në vend të kësaj të tregojë se ç’mund të duket si një botë më e drejtë – e mundësuar nga burimet e ripërtëritshme. Zhanri ndërmori hapat e parë në vitin 2012 kur një botues brazilian redaktoi një përmbledhje të shkurtër dhe që atëherë ajo ka lulëzuar, kryesisht në blogje dhe në Tumblr.
Për shkak se ajo që mund të ndodhë hap aq shumë dyer, shkrimtarët shpesh angazhohen në kritika politike si një alternativë ndaj distopisë së klimës. Në një skenë të Robinson’s tek New York 2140, një nga personazhet ballafaqohet me sistemin ekonomik, duke argumentuar se “bota është një rrëmujë për shkak të idiotëve që mendojnë se mund të vjedhin gjithçka dhe të largohen. Pra, ne duhet t’i trullosim ata dhe t’i kthehemi drejtësisë. ”
Pasi bashkëbiseduesi i tij e pyetën nëse kushtet janë të pjekura për një veprim të tillë, ai përgjigjet: “Shumë. Njerëzit janë të frikësuar për fëmijët e tyre.” Mund të pyesim nëse personazhet flasin për prindërit e shqetësuar në vitin 2140 ose 2018 edhe pse është vështirë të dihet. Robinson e quan qasjen e tij “optimizëm të zemëruar”: mund të përmirësohet, po, por vetëm nëse njerëzit janë të gatshëm t’i japin një shkundje gjërave përreth.
Një e ardhme ndërlidhëse?
Por disa njerëz kanë në dorë të bëjnë më shumë se të tjerët. Për pjesën më të madhe të historisë së shkencës, burrat e bardhë kanë dominuar këtë zhanër dhe zërat e grave, grupeve indigjene dhe njerëzve të ngjyrës janë lënë në hije, edhe nëse ata shkruajnë dhe duan t’i botojnë. Po aq e rëndësishme sa historia, është edhe ai që e shkruan dhe kush është i paraqitur në të, thotë Streeby në librin e saj të fundit. Ajo pretendon se dekolonizimi i imagjinatës, në këtë rast lidhur me ndryshimet klimatike, është një detyrë vendimtare.
Në një shoqëri ku ndryshimet klimatike ndikojnë në mënyrë joproporcionale tek grupimet e bëra, përfytyrimi i së ardhmes përmes fiction bëhet një akt rezistence.
“Ne duhet të marrim në konsideratë versionet e shumëfishta të së ardhmes që marrim nga grupe të ndryshme”, shpjegon Streeby, e cila preferon të ardhmën e shumësit mbi të ardhmen “njëjës”. “Nëse i lejojmë këto histori të përhapen dhe i dëgjojmë, ata do të na japin shumë më tepër mundësi dhe përgjigje se sa po të imagjinojmë se ka vetëm një”.
Ajo përmend një shembull për novelistin afrikano-amerikan Octavia E Butler. Romani i vitit 1993, “Parable of the Soëer”, flet mbi një adoleshent me ngjyrë ndërsa drejton një Kaliforninë të shkatërruar prej thatësirës në mes të viteve 2020. Duke vendosur një karakter me ngjyrë, Butler hapi rrugën që shkrimtarët dhe lexuesit e tjerë të bënin të njëjtën gjë. E ardhmja mund të jetë femër dhe mund të jetë e zezë, tregoi Butler.
Zërat e komuniteteve indigjene ose njerëzit e ngjyrës, si në historinë e Butlerit, nuk janë risi. Ata kanë shkruar për të ardhmen e tyre për dekada të tëra, thotë shkrimtarja dhe kuratorja britanike Angela Chan, edhe nëse tregimet perëndimore kryesore kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje atyre kohët e fundit. “Njerëzit kanë spekulluar për të ardhmen, sepse ata janë të shtypur”, thotë Chan.
Si pjesë e diasporës kineze në Mbretërinë e Bashkuar, Chan ka hulumtuar kohët e fundit se si shkrimtarët e fantashkencës në Kinë ndërlidhin realitetin aktual dhe sfidat e ardhshme nëpërmjet tregimeve të ndryshimeve klimatike. Chan paralajmëron kundër shikimit të letërsisë kineze përmes një lente perëndimore: Kina ka një skenë të madhe, duke përfshirë edhe revistën Science Fiction Ëorld, e cila pretendon të jetë revista më e njohur e shkencës në botë.
Në kërkimin për të adoptuar një temë si ndryshimi i klimës, shkrimtarët po bëjnë atë që bëjnë më mirë: duke u përpjekur të tregojnë një histori të mirë. Ndonjëherë ata shkruajnë me një prekje optimizmi ndërsa diskutojnë krizën aktuale. Por edhe me këtë optimizëm, këta shkrimtarë duan të sigurohen që bota e di ose të paktën po i kushton vëmendje realitetit.
BBC-Shqipëroi për TemA: Diona Çeço