Ballina Aktualitet Shqipëri Meta: Ja pse nuk do e dekretoj Ramën, ministër të Jashtëm!

Meta: Ja pse nuk do e dekretoj Ramën, ministër të Jashtëm!

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” presidenti Ilir Meta ka folur edhe për dekretin për kryeministrin Edi Rama, që ai të marrë edhe postin e Ministrit të Jashtëm.

“Për çdo akt sipas nenit 103 është e pamundur që të ndodhi kjo gjë, por unë do ta lexoj Kushtetutën dhe gjithë frymën e Kushtetutës”, tha kreu i shtetit.

Neni 103 pika dy e kushtetutës thotë, Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse”/ I.M-Dritare.net