Nga Agron Gjekmarkaj
Edi Rama sot për sot është prodhuesi më i madh i lumturisë! Por ai në të njëjten përmasë ka në dorë yzengjitë e trishtimit! Sa i gufuar e farfullitur gazmendi e shendi ishte sot një farë Gent Cakaj, djalosh i ri, pothuaj në moshe të dashurisë, siç rënkon ndezullie serenata korçare, i cili si në perralla behej defakto ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Kur papritmas u shfaq emri i tij ballinave mediatike, askush nuk e njihte. Tani pas një muaji e kusur përfoljeje e insistimi, ndalese nga Presidenti e promovimi nga Kryeministri, që e thirri gjeni, prapë askush nuk e njeh. Gërmuan njerëzia thellë në kujtese e lart në imagjinatë, por asgjë nuk gjetën. Vetëm fjalën e Ramës, që jep certifikata gjenialiteti kane si peng sigurie.
Ta gjesh gjeniun, ta njohësh deri në skutat e epërme të leximit, ta përkufizosh atë e mbi te gjitha, t’ja vësh në shërbim shoqërisë, është si dukuri njëfarësoj gjenialitet për llogari të vet. Me qeverine e re Edi Rama e ka shfaqur thekshem e konkretizuar bindshem kete cilësi, te cilen inatçinjte e kazanit ja vinin ne dyshim. E per ketë meriton një të madh aferim. Ne nuk i njohim ministrat e rinj, nuk u dime emrat, nuk ju gjejme dot CV-te po s’kemi te drejte te dyshojme.
Edi Rama ne thelb eshte i pagabueshem. Cili bir shqiptari del e thote qe ai ka bere gje keq? Veç ndoj smirezi a i verber! Ne nuk i njohim ministrat e rinj dhe injoranca nuk eshte argument! Ata i njeh Edi Rama dhe ata e njohin ate. Nuk ka vend per dyshim ne kete mes. Besimi është i fortë dhe i ndersjellte. Nese ndokush ka nge e qejf per te degjuar ligjerimim e cucave dhe djalkave qe do na qeverisin e ndien kete simbioze te bashkëkohesise rilindase.
Gent Cakaj kishte nje merak te mos e zhgenjente Kryeministrin se per te tjeret as kishte dert. E te drejte ka! Cfare i duhen te tjeret?! Po te qe per ta ai do ishte sokaqeve te Prishtines duke pire çaj e molloisur persiatje te gjata dimerore. Po jo fati i buzeqeshi i bardhe, i trokiti ai. Te takohesh me Edi Ramen eshte puthje perendie. Ti pelqesh atij bilete per parajse.
T’i sherbesh atij eshte thagem liturgjike. Degjojeni ministrat sa te larte e kane vetëdijen, krenarine, dinjitetetin per kete rrethane. Nje e dy pohojne na ka derguar Edi Rama, na tha Edi Rama, ma propozoi Edi Rama, eshte porosi e Edi Rames, do te vije Edi Rama.
Ky eshte nje reagim apostujsh qe kane gjetur rrugen dhe te verteten tek Mesia e tyre. Ndihen te gezuar sepse eshte gezimi burimor qe lind nga misteri i besimit, nga mungesa e interesit, nga deshira per te sherbyer!
Ndaj per keta ministra, s’ka rendesi mungesa e emrit, e fytyrës, e CV -ve sepse ata jane misionare, te cilet nuk kerkojne identitet, nuk kerkojne te jene te pervecem, nuk kerkojne gjykimin e njerëzve, por vetem te Hyut te tyre.
Duhen mirëkuptuar, jo keqgjykuar. Shikoni ministrat qe iken aq emer sa paten, aq fytyre, aq pak ze e prape e turbulluan misterin e besimit dhe zemeruan Zotin e tyre, qe i hodhi shuk ne mes te salles atje ne purgatorin e meditimit te gjate.
Ditmir Bushti largohej sot duke mbajtur fjalimin me te mire te karrieres se tij. Po ç’e desh? Kujt ja tha? Pse e tha? Edhe Sali Berisha do te ndieje nostalgji per “Diteziun”! Rama mbajti me te shkurtrin kumt.
Gent Cakaj me te gezuarin fjalim. Tani ai do na perfaqesoje neper kancelari! Do takoje ministra e kryetar shtetesh! Lum ata, se do takohen me nje gjeni, i cili do ju rrefeje librin e fundit dhe kryesorin qe ka lexuar “Kurbanin”, si pjese e trashëgimise kultutore te botes.
Sa do gezohet Merkeli e Makroni aq sa endja per te degjuar rrefimim do t’i zgjase takimet pafund. Kesisoj ata do te thithin nekatarin e Shqiperise, endrrata dhe brengat e saj, rrugen e mundimshme per progres e standarde demokratike!
Mbi te gjitha, do te njohin nje gjeni qe rrefen per nje gjeni tjeter. Jemi toke pjellore, kemi bereqet te madh. Ketu s’ka te marre qe hedhin gur ne pus e as qindra qe tentojne ta nxjerrin.
Mos u merzisni ju o shtegtare, qe ende se keni takuar Ramen. Nje dite buzëqeshja ja beh. Pyesni Besen, Margaritin, Gentin, luleshtrydhen, Etilden melankolike etj ,te cilet gjithmone besuan ne kete provani.
Ata i ka derguar Edi Rama ne mesin tone per te na kallxuar Shqiperine qe duam. Ata jane ai, dhe ai eshte Ata.