Ballina Top Lajm Nga ushtar i UÇK-së në tenor me famë botërore

Nga ushtar i UÇK-së në tenor me famë botërore

Tenori i famshëm kosovar, Ramë Lahaj, shquhet si një prej artistëve më të suksesshëm jashtë trojeve shqiptare.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka vendosur që sfidës virale “10 Year Challenge” t’i japë një tjetër kah, duke e shndërruar në “20 Years Challenge”.

Ai ka publikuar dy fotografi, një të ditëve të sotme dhe një tjetër të realizuar 20 vite më parë, kur ai ishte një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“20 vjet ndryshim. Ushtar në luftë, ushtar në paqe. Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue’.

‘Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder. Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019″, ka shkruar Ramë Lahaj në Instagram.

@tn.lajmelokale
@tetovanews