Luftëtarë shqiptarë të përfshirë në konflikte jashtë vendit nuk ka vetëm në Siri e Irak, ku ata u janë bashkangjitur xhihadistëve të Shtetit Islamik. Gazetari hollandez Stefan Huijboom, në bashkëpunim me korrespondentin e ABC News Vincent Triest kanë zbuluar se shumë shtetas shqiptarë janë përfshirë mes palëve ndërluftuese në konfliktin e Ukrainës. Shifra të sakta për numrin e tyre nuk ka, pasi autoritetet vendase dhe bataljonet vullnetare nuk pranojnë të japin informacione.
Por ABC News ka zbuluar se shumë luftëtarë shqiptarë u janë bashkangjitur forcave pro¬qeveritare të Kievit në betejën kundër rebelëve pro¬rusë. Ata janë të shpërndarë në të paktën dy bataljone vullnetarësh, me ekstremistët e djathtë të Pravi Sektar¬it dhe batalionin Azov. Vetë zëdhënësi i batalionit vullnetar të Pravi Sektarit, Alla Megel e pohon këtë fakt. Ai shprehet se luftëtarët shqiptarë kanë hyrë në Ukrainë në mënyrë të jashtëligjshme, pasi nuk janë të pajisur me viza për të qëndruar për një kohë të gjatë në këtë vend. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Pravi Sektar nuk ka një shifra të sakta të vullnetarëve të huaj që luftojnë përkrah tyre, pasi ata nuk regjistrohen.
Praninë e luftëtarëve shqiptarë e pohon edhe një instruktor i batalionit tjetër, Azov, i cili kërkoi të mbetet anonim. Ai u shpreh se ka takuar disa luftëtarë shqiptarë që luftojnë në krah të këtij batalioni. Zbulimet përforcohen edhe nga aludime të tjera, sipas të cilave luftëtarët shqiptarë kanë marrë pjesë edhe gjatë përplasjeve të armatosura në aeroportin e Danjeckut, ku Pravi Sektar ka qenë një nga batalionet më aktivë në mbrojtjen e aeroportit. Edhe ministri i mbrojtjes i Republikës Danjeckut, Igo Strellkov pranoi se kishte dëgjuar për shqiptarët që luftojnë krah forcave qeveritare ukrainase, por tha se nuk mund t’a konfirmonte këtë lajm.
Më shumë këtë lajm e përforcon propaganda ruse në media, ku thuhet se shqiptarët kanë përdhunuar 22 gra në Berdjansk. Lajmi qarkulloi fillimisht në portalet pro¬ruse por më pas u fshi. Gjurmë të këtij lajmi gjenden në rrjetin social Twitter, ku ka reagime të prorusëve dhe përgënjeshtrime nga ukrainasit. Prej dy vitesh, Ukraina është e përfshirë në luftë civile, që nisi pasi rebelët pro¬rusë morën nën kontroll disa zona në lindje të Ukrainës. Reagimi i ashpër i vendeve të NATO-¬s ka qenë i ashpër, pasi mendohet se Rusia ka dhënë mbështetje për rebelët pro¬rusë.