Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka bërë një pyetje kryeministrit Rama, nëse ka lidhje bashkëshortja e tij me aksione në Abi Bank.
Kryeministri Rama i është përgjigjur se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë akuzë, pasi në kundërt nuk do ta kishin lënë të shkonte në Amerikë.
“Saliu e lidhi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten. ABI Bank është bankë që monitorohet dretëpërdrejt nga Enti Rregullator i Monitorimit të Bankave në Amerikë dhe nuk do të më lejonin të kalojë oqeanin.”
Më pas Rama i ka bërë një pyetje Berishës
“Ti me dash e kalon dot oqeanin Sali. Po të isha unë ai që ju thoni ju, nuk do ta kaloja dot oqenian, jo më të flisja me Shtëpinë e Bardhë dhe ta kërkonin ata në telefon”.
Por debati midis Ramës ka degjeneruar në fjalor.
Rama e ka cilësuar Berishën si një njeri pa moral, që merret me gratë dhe familjet e tjerëve.
Rama u dëgjua ti thotë Berishës: Ti familjes sime i ha atë.
Ndërsa Berisha e ka cilësuar Ramën si një të degjenuar që u merr gratë shokëve.
“Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral mor horr. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore”.