Ish-kryeministri Berisha deklaroi se, nuk ka qenë ai që e nisi debatin dhe përmendjen e emrave të familjarëve në Parlament.
Sipas tij, Rama në përpjekje për të justifikuar krimet e tij, u mundua ta fajësonte për disa gjëra që nuk i ka bërë publike ai, por Mero Baze.
Ndër të tjera, ai u shpreh se, Kryeministrin nuk pranoi ta takonte askush në Gjermani.
“Asnjë takim nuk i është dhënë Ramës me Merkel apo zyrtarë të lartë të Gjermanisë. Ky i ka dyert e mbyllura në Europë dhe po mundohet të justifikojë mbylljen e negociatave me të tilla manovra. Banka e zonjës së tij është e vetmja bankë me një fond offshor. Nuk ia kam përzënë unë djalin, nuk ia kam sharë unë djalin, ti lërë qarjet dhe shfaqjet. Ai më akuzoi, duke u përpjekur të bëjë viktimën për krimet që ka kryer, me dicka që nuk e kam bërë unë por, Mero Baze”, – tha Berisha gjatë një lidhje telefonike me emisionin “Opinion”.