Atmosferë e relaksuar duket të ketë qenë kjo e të dielës mbrëma, për krerët e koalicionit PANA, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Duke qenë se fotografinë e ka postuar në profilin e tij në Instagram, i biri i presidentit Thaçi, Endriti, dhe duke parë pozicionimin e Thaçit, lë dyshimin se fotoja është bërë në shtëpinë e këtij të fundit.
Sido që të jetë, verë e ëmbëlsira, shihen mbi tavolinën e tyre.
Koalicioni me kryeparlamentar Kadri Veselin, kryeministër Ramush Haradinajn, e zëvendëskryeministra Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, ka kaluar ditët e fundit përplasje të mëdha kryesisht rreth taksës që Qeveria i ka vënë mallrave nga Serbia e Bosnjë dhe Hercegovina. SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje të vazhdueshme për tërheqjen e saj, raporton Koha.net.
Haradinaj insiston që të mbetet, Thaçi ka dhënë ndërkombëtarisht fjalë se ajo mund të hiqet, e Veseli kërkon që të pezullohet për 120 ditë.
Haradinaj ka thënë se presidentin Thaçi nuk e ka takuar një kohë të gjatë.