Policia e Tetovës ka kryer dje (3 shkurt 2019) një bastisje në shtëpinë dhe hapësirat shtesë të 49-vjeçarit me inicialet J.S, të cilat ndodhen në Rrugën e Kaukazit në Tetovë. Bastisja ka zgjatur nga ora 13 e 30 minuta deri në ora 15.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar për ekspertizë një peshore digjitale dhe dy lloje substancash të ndaluara.
Pas dokumentimit të rastit do të pasojë edhe kallëzimi përkatës./TN