“Ditëve të fundit në opinion po qarkullojnë zëra se pushteti aktual vazhdon të funksionojë si regjimi i kaluar përmes metodave korruptive dhe punësimeve të familjarëve të ministrave, deputetëve apo funksionarëve tjerë qeveritar.
Lëvizja BESA reagon ndaj këtij fenomeni të nepotizmit dhe korrupcionit pasi që tashmë jemi vend me karrige të rezervuar në Aleancën e NATO-s dhe se shteti duhet të punojë në sundimin e ligjit, ç’rrënjosjen e krimit dhe korrupcionit dhe eleminimin e nepotizmit dhe të ketë punësime në bazë të thirrjeve akademike dhe profesionale”, reagoi sot Lëvizja BESA.
Sipas reagimit, Qytetarët nuk i dhanë besim kësaj qeverie për të punësuar të afërmit e tyre në institucione ku pagat kalojnë dyfishin e pagës minimale të vendit, ndërsa në anën tjetër për çdo ditë me mijëra qytetarë po largohen nga vendlindja sepse partitë në pushtet në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët, ata punësojnë familjarët e tyre.
“Kërkojmë nga institucionet që të hetojnë nepotizmin që veçmë u shfaq në media ditëve të fundit si dhe të shqyrtohen gjitha konkurset korruptive nga disa ministri të cilat kanë favorizuar grupe të caktuara interesi të afërta me pushtetarët.”, thekson BESA.