Zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa tha se gruaja shtatzënë e cila ka qenë udhëtare në autobus është në gjendje shëndetësore stabile.
Ai tha se të gjithë të lënduarit pranohen në qendrën urgjente për t’u shpërndarë pastaj në klinikat e duhura.
Në aksidentin e sotëm dhjetëra persona morën lëndime të rënda trupore dhe 13 persona humbën jetën.
Prokuroria Publike dha urdhër të hulumtohet gjaku dhe urina e vozitësit ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes si dhe tërheqja e autobsit do të bëhet gjatë ditës së nesërme.