Katërmbëdhjetë të vdekur dhe mbi 40 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë rrugor që ka ndodhur të mërkurën pasdite në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë, 10 kilometra nga kryeqendra e Maqedonisë së Veriut.
Aksidenti ka ndodhur nga rrokullisja e autobusit të linjës Shkup-Gostivar.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka ftuar në një mbledhje urgjente qeverinë, e cila ka shpallur dy ditë zie në këtë vend.
“Natë e rëndë, e mbushur përplot me dhimbje e dëshpërim. Sonte shteti jonë është në pikëllim. Nuk kam fjalë që mund të ngushëllojnë familjet e bashkëqytetarëve tanë, të cilët humbën jetën në këtë tragjedi të rëndë komunikacioni”, ka deklaruar Zaev.
Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e Klinikës Universitare në Shkup dhe, sipas informacioneve të zyrtarëve, gjendja e së paku pesë personave është ende kritike.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se mjekët po bëjnë gjithçka për t’iu dhënë të të plagosurve ndihmën e nevojshme.
Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Prokurorisë Publike kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizat mbi shkaqet e aksidentit.
Vozitësi i autobusit i ka shpëtuar aksidentit dhe, sipas mjekëve, ndodhet në gjendje stabile, ndërsa ekipet e hetuesisë kanë zhvilluar bisedë me të, por pa dhënë detaje.
Jozyrtarisht mësohet se shkak për këtë tragjedi mund të ketë qenë plasja e njërës nga gomat e autobusit, pas çka vozitësi ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke rënë në një hendek përgjatë autostradës.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Një vend i NATO-s përpiqet të sekuestrojë një cisternë nafte dhe një avion Su-35 rus i jep fund situatës (VIDEO)
- Po bëhej gati të hidhej nga maja e një ndërtese 19-katëshe, polici i shpëtoi jetën një gruaje duke e tërhequr për flokësh (VIDEO)
- Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh, por pa praninë e Putinit e Zelenskyt
- Superkompjuteri jep parashikimin: Kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë
- Zelensky mbërrin në Ankara për të kërkuar paqe! Rusia konfirmon mungesën e Putin
@tetovanews
@tn.lajmelokale