Gjithçka filloi nga kjo pikë, këtu supozohet të ketë humbur kontrollin autobusi i cili u përmbys mbrëmë, duke kaluar këto barikada, korsinë tjetër të autostradës.
Aksidenti i cili mori 14 jetë dhe la të lënduar 39 udhëtarë të tjerë sot duket kështu. Xhama të thyera gjithandej, karrige që janë shkëputur dhe kanë përfunduar jashtë automjetit, rrotat e shkëputura nga autobusi që tashmë ndodheshin disa metra larg tij, gjësende që u përkisnin udhëtarëve janë të shpërndara në një sipërfaqe të gjerë.
https://youtu.be/36E_wksRnfI
Të bërtitura, erë benzini, njerëz me lëndime shumë të rënda, frikë se mos do të shpërthejë autobusi, pamje e tmerrshme. Kështu e përshkruajnë dëshmitarët situatën e mbrëmshme. Njëri nga dëshmitarët që e ka parë edhe momentin e rënies së autobusit nga autostrada rrëfen se si i kanë nxjerrë udhëtarët nga autobusi i përmbysur, duke e përshkruar me lot në sy këtë si pamjen më të tmerrshme që ka parë në jetën e tij.
Autobusi i rrokullisur pas disa orëve hetime, u largua me vinç nga vendi i ngjarjes. Duke lënë prapa vetes historinë më të hidhur për popullatën, histori kjo e shënuar edhe me jetë të humbura.
/SHENJA/
https://youtu.be/oZTdoMD-h-I
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- E pazakontë në Shkup: Gruaja lind fëmijën e parë në moshën 61-vjeçare
- Një autobus merr flakë dhe përplaset me një shtyllë elektrike (VIDEO)
- Vritet 40-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset i vëllai! Arrestohen 2 persona me origjinë nga Maqedonia
- Dezertori rrëfen sekretet e bazës bërthamore ruse
- Kërcënon Medvedev: Moska mund të përgjigjet me armë bërthamore nëse Perëndimi…