Disa qytete në Siberi, në rajonin Kuzbas, ku jetojnë 2.6 milion banorë janë mbuluar nga dëbora e zezë. Ky fenomen vjen si pasojë e fabrikave të përpunimit të qymyrgurit të cilat kanë ndotur ambjentin duke bërë që oborret dhe rrugët të mbuluara me dëborë, të zënë shtresë të zezë me pluhur të qymyrgurit.
Drejtuesi i një prej fabrikave të qymyrgurit në rajon tha se shkak i kësaj situate është bërë mosfunksionimi i një prej mburojave që parandalon daljen e pluhurit të qymyrgurit nga fabrika. Ndërsa ambjentalistët në rajon janë shprehur se kjo situatë ndodh shpesh në vend por del më në pah kur bie dëborë.
https://youtu.be/DVEIcwss6Nw
“Gjatë pjesës tjetër të vitit nuk mund ta kuptiosh një gjë të tillë, por pluhuri i qymyrgurit është shpesh i pranishëm’-janë shprehur ata. Ndotja e ajrit është shqetësues për banorët e këtij rajoni dhe përpjkjet e autoriteteve për ta shmangur këtë kanë munguar bëhet e ditur përmes një raporti. Madje në dhjetor të vitit 2018, autoritetet rajonale u akuzuan se janë përpjkur ta fshehin këtë pluhur helmues ashtu sikurse e kanë cilësuar ata, duke hedhur bojë të bardhë sipër dëborës, shkruan “The Moscow Time”.