Ballina Aktualitet Lajme HISTORI NGA JETA: E tradhtova tim shoq me fqinjin…

HISTORI NGA JETA: E tradhtova tim shoq me fqinjin…

Unë që po ju shkruaj jam një zonjë 35 vjeçare nga një qytet bregdetar. Jam e martuar prej 10 vjetësh dhe kam dy fëmijë të mrekullueshëm. Burrin e kam marrë me mblesëri. Nuk është se ndieja ndonjë dashuri të madhe për bashkëshortin tim, sepse dihet që martesat me mblesëri nuk është se kanë ndonjë dashuri të madhe në mes. Ajo që dua të theksoj është se bashkëshorti im nuk ma ka prishur qejfin kurrë, për asgjë dhe nuk mund t’i hedh atij asnjë faj nga ato që ndodhën në jetën time pasi erdhëm në Tiranë. Kemi tre vjet që jetojmë në Tiranë dhe kam kuptuar që jetesa këtu është shumë e shtrenjtë, edhe pse mund të jesh në punë të mirë. Im shoq punon në një firmë ndërtimi si inxhinier dhe nuk kam vuajtur ndonjëherë nga ai, nuk na ka munguar asgjë në shtëpi. Unë vetë, për aq kohë sa jemi transferuar në Tiranë, nuk kam punuar ndonjëherë dhe për këtë duhet t’ia di për nder vetëm bashkëshortit tim. Kur e mendoj ndonjëherë se si ia kam punuar atij prapa krahëve, më vjen të vras veten. Jam vërtet shumë, shumë e penduar për atë çfarë kam bërë, por kur t’i merr Zoti mendtë ndonjëherë, t’i merr dhe nuk ke se çfarë t’i bësh.

Ne morëm shtëpi me qira diku në periferi të Tiranës, në një lagje shumë të bukur, ndërkohë që në bregdet nuk e shitëm shtëpinë, sepse nuk e vendosëm që do rrinim përfundimisht në Tiranë, erdhëm vetëm se im shoq donte të më plotësonte gjithçka që unë ëndërroja, sepse ai gjithmonë ka lënë kokën pas meje. Siç po thoja, lagjja ku jetuam për tre vjet ishte një lagje shumë e bukur, e qetë dhe e këndshme. Djemtë i sistemuam mirë me shkollë dhe për vete unë bëja vetëm punët e shtëpisë e dilja pasditeve në lagje për të takuar ndonjë komshije dhe për të pirë ndonjë kafe. Ajo me të cilën zura më shpejt muhabet ishte një komshije shumë e mirë, e cila jetonte aty me bashkëshoërtin e saj, me djalin dhe me vjehrrën. Ishte një zonjë shumë e këndshme e cila nuk punonte, si unë dhe kishim më shumë mundësi që të bisedonim gjatë ditës. Burri i saj kishte një biznes privat, një linjë butikësh dhe siç thoshte ajo, kishte shumë fitime.

Ai ishte shumë i mirë, edhe pse ishte 40 vjeç, kishte personalitet dhe fjala e tij ishte ligj për bashkëshorten. Ajo ishte 10 vjet më e vogël se ai. Qëkur e pashë herën e parë më pëlqeu shumë dhe më erdhën në mendje disa ide dhe fantazi të cilat nuk i kisha pasur kurrë më parë për asnjeri. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodhte, flija dhe e shihja në ëndërr, bëja punët dhe mendjen e kisha tek ai. Kur kujtoja që ai kishte një njeri të mrekullueshëm në krah dhe që për më tepër ai nuk e dinte fare se unë e pëlqeja, më ikte mendja. Im shoq vinte shumë i lodhur në shtëpi, ndërsa unë isha si e përhumbur gjithë kohës duke menduar për komshiun dhe më e keqja ishte se ai komshi, nuk më kishte dhënë as shenjën më të vogël që më pëlqente.

Më kapi edhe mua fiksimi i keq; o do t’i bija në sy komshiut, o s’kishte derman. Nuk kishte moment që ai të ishte në shtëpi dhe unë të mos dilja jashtë të bëja ndonjë punë, thjesht, pretekst për ta parë. Kështu, ditë pas dite dhe javë pas jave, ai sikur m’i hidhte sytë ndonjëherë, derisa një ditë rastësisht e takova në rrugë, kur unë kisha dalë të bëja pazarin ndërsa ai po vinte në shtëpi sepse sipas shpejgimit që më dha pasi më foli, kishte harruar disa dokumente të dyqaneve që i duheshin patjetër. Pasi u përshëndetëm, më ftoi për një kafe duke më thënë që kishte respekt për mua, i dukesha njeri familjar dhe mund të bisedonim si dy të rritur për probleme dhe halle që shqetësonin të dyja familjet.

Nuk mund ta besoja që ai më ftoi për kafe dhe nuk prita ta thoshte për herë të dytë. Sapo u futëm në makinë, ai filloi të më bënte komplimente dhe unë po ndihesha shumë mirë vetëm nga fjalët e tij. Në një moment ai zgjati dorën dhe më përkëdheli flokët. Nuk mund ta besoni çfarë ndjesie ma përshkoi trupin… Pak minuta më vonë, mes nesh shpërtheu ai pasioni i çmendur që kishte kohë që lëvrinte brenda shpritit tim, por nuk m’u desh shumë që ta vërtetoja se edhe ai ushqente të njëjtin pasion.

Bëmë dashuri si të çmendur në makinë, në mes të ditës, në një skutë te rruga që shkon për në Dajt. Pa e kuptuar, ndodhi ajo që ndodhi. Ai më solli në shtëpi dhe, pasi u përshëndetëm, secili iku në punën e tij. Unë ndihesha si e mrekulluar dhe e përhumbur në të njëjtën kohë sepse ai mashkull më kishte falur për një orë atë që tek im shoq nuk e kisha ndjerë për 10 vjet martesë. E keqja do vinte më vonë, sepse pas asaj dite ai as nuk më foli, as nuk më përshëndeti dhe as sytë nuk m’i hodhi kurrë. Përpiqesha ta gjeja nëpër dyqanet e veta dhe të paktën të flisja me të, por ishte e pamundur.

As në shtëpi nuk e shihja më, as me të shoqen nuk bëja më muhabet sepse kisha frikë se mos i kishte treguar ndonjë gjë. E doja përsëri, por nuk e pata më kurrë. Nuk mund të qëndroja më në atë shtëpi dhe në atë lagje, duke ditur se ishte aty dhe nuk dontë më t’ia dinte për mua. Më dukej vetja e rrugëve që dikush e kishte marrë vetëm për një herë, kishte shfryrë qejfet e tij dhe kaq. Mezi e binda tim shoq të linim shtëpinë në Tiranë dhe të ktheheshim përsëri në bregdet. Tani jam më e qetë, ndihem pak më mirë, por më vjen rëndë që e shoh tim shoq në sy, kur ai nuk e di se çfarë mëkati kam bërë unë, çfarë i kam bërë unë atij prapa krahëve. Jam betuar që nuk do ta bëj më kurrë një gjë të tillë, edhe sikur të vdes. Ju falënderoj që lexuat mëkatin tim dhe nëse më gjykoni, bëjeni sepse e pranoj gabimin e rëndë që kam bërë.

Zonja 35-vjeçare

@tn.lajmelokale
@tetovanews