Ballina Argëtim Kuriozitete E pabesueshme, zhytësi përfundon në gojën e balenës, por… (Video)

E pabesueshme, zhytësi përfundon në gojën e balenës, por… (Video)

Një ngjarja e pabesueshme është filmuar në “Cape Town” (Afrikë e Jugut). Një zhytës profesionist ka përfunduar në gojën e balenës, por për fat të mirë ka arritur të shpëtojë.

Ekipi i zhytësve kishin shkuar për të dokumentuar lëvizjen e sardeleve kur zhvillimet marrin një tjetër kthesë në brigjet e Port Elizabeth Harbour. Papritur drejtuesi i këtij ekipi, Rainer Schimpft, 51 vjeç u gjend në gojën e madhe të balenës

Skuadra ishte rreth 25 milje larg bregut kur deti nisi të përkeqësohej dhe në moment Schimf e pa veten në gojën e balenës së madhe.

Në një intervistë për” Tv Bracroft”, Schimpf tha se po përpiqej të filmonte një peshkaqen kur në një moment gjithçka rreth tij u bë e zezë dhe ndjeu kapjen nga balena.

“Ndjeja presionin dhe nuk kishe kohë për frikë në një situatë të tillë të duhet vetëm instikti. Asnjëherë nuk mund të jesh i parapërgatitur për një ngjarje të tillë, si kjo e të gjendurit në gojën e balenës. Mbajtja frymën. Gjithçka ishte e zezë brenda”, ka rrëfyer ai. Një koleg i tij, mbajti kamerën të fokusuar për të filmuar momentin e tmerrshëm.

Schimpf arriti të shpëtonte dhe të ikte nga goja e balenës. Balenat Bryde që janë të gjata rreth 12 metra gjenden kryesisht në Oqeanin Paqësor, Indian dhe Atlantik. Ata kanë ngjyrë ngri dhe mund të zhyten deri në 300 metra thellësi.

https://youtu.be/ChcEb6mlEUo