Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani në Meta të Kolumbisë, tha një burim policor të shtunën.
Agjencia e aviacionit civil konfirmoi përmes një deklarate se nuk kishte asnjë të mbijetuar nga aksidenti.
Aeroplani, i cili është në pronësi të kompanisë “Laser Aereo”, ishte në linjën nga San Jose del Guaviare për në Villavicencio, tha agjencia, raporton Reuters.
Ai u rrëzua rreth mesiditës përgjatë fluturimit të tij në komunën e San Carlos de Guaroa në provincën e e Metas.
Linja ajrore tha se nuk kishte asnjë koment për momentin.
https://youtu.be/dyH8QvgEivo