Në rrugën “107” në Tetovë, dje (10 mars) rreth orës 17 e 25 minuta, vetura e tipit “Hyundai”, me targa të Tetovës, e drejtuar nga 66-vjeçari Z.L. nga Tetova, ka aksidentuar një vajzë 11-vjeçare (këmbësore) nga Tetova, e cila ka qenë duke e kaluar rrugën.
Vajza e lënduar, me të njëjtën veturë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për dhënien e ndihmës mjekësore.
Janë kryer hetimet komplete në vendin e ngjarjes.