Ballina Kronika Operacioni i madh/ Shkatërrohet banda me 39 persona, 29 prej tyre ishin...

Operacioni i madh/ Shkatërrohet banda me 39 persona, 29 prej tyre ishin shqiptarë

Karabinierët e Brescias në Itali zhvilluan ditën e sotme një operacion të gjerë antidroge.

Si pasojë përfunduan në prangat e policisë 27 persona.

Për tetë prej tyre u dha masa e sigurisë “arest shtëpiak”, ndërsa katër të tjerë u lanë në detyrim paraqitjeje.

Në lidhje me këtë hetim, prokuroria kishte urdhëruar arrestimin e 39 personave, në mesin e të cilëve 29 ishin shqiptarë.

Ky grup transportonte sasi të mëdha droge nga Holanda drejt Italisë.

Sipas mediave italiane, disa prej shqiptarëve ishin persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Artikulli paraprakMakina përplas 11-vjeçaren nga Tetova
Artikulli tjetërIvanov nuk i dekreton ligjet me emrin Maqedonia e Veriut